Mediat zyrtare të Koresë së Veriut kanë publikuar një video që thuhet se tregon lansimin e raketës së fundit të Pyongyang mbi Japoninë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Agjencia Qendrore e lajmeve koreane (KCNA) ajo që thotë se pamjet tregojnë momentin kur një raketë balistike fluturoi në hapësirën ajrore japoneze, në orët e hershme të së martës.
Siç thuhet më tej, raketa fluturoi rreth 1.700 kilometra dhe arriti një lartësi prej 341 miljesh (548km), sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.
Më vonë ajo u nda në tri pjesë para se të binte në Oqeanin Paqësor, sipas mediave japoneze.
Videoja vjen pasi lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, përshëndeti nisjen e raketës dhe tha se Pyongyang duhet të kryejë më shumë teste balistike të raketave për të çuar përpara aftësitë e saj. /Telegrafi/