Bisedimet mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut, do të mbyllen brenda vitit 2021.
Kështu ka pohuar Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke shpjeguar se SHBA-të, janë të gatshëm të rifillojë dialogun me vendin komunist pas uljes së tensioneve.
“SHBA-të, janë të gatshëm të rifillojnë menjëherë bisedimet me Korenë e Veriut, me objektivin për të plotësuar denuklearzimin e vendit brenda vitit 2021”, ka thënë shefi i diplomacisë amerikane.
Ai ka nënvizuar se ka ftuar ministrin e Jashtëm koreano-verior, Ri Yong Ho, për një takim në Nju Jork për javën e ardhshme, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /GSH/