Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut planifikon të kryej teste bërthamore?

Është rritur aktiviteti në fushën e testeve bërthamore në Korenë e Veriut, njoftoi Koreja e Jugut, raportoi BBC.

Ushtria ka "shtuar veprimtaritë në dhe rreth zonës së testeve bërthamore Punggye-ri", tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i Koresë së Jugut.

Ata dyshojnë se Koreja e Veriut planifikon të realizojë teste bërthamore. Në të kaluarën, Koreja e Veriut, tre herë ka kryer teste bërthamore.

Herën e fundit ndodhi në vitin 2013, veprim që shkaktoi tensione për disa muaj në gadishullin Korean. Testet të tilla u kryen edhe në vitin 2006 dhe 2009, raporton Dnevnik.

Të gjitha testet rezultuan me futjen e sanksioneve nga ana e OKB-së.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut kërcënoi për të kryer një "formë të re" të provave bërthamore, por askush nuk e ka ende të qartë se çfarë do të thotë kjo. /Telegrafi/
 

Exit mobile version