Telegrafi

Koreja e Veriut i përgjigjet presidentit amerikan, thotë se “nuk do t’i ofrojnë Trumpit edhe një samit falas”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk është i interesuar për një takim tjetër me presidentin amerikan Donald Trump, edhe pse amerikanët sinjalizuan së fundmi se së shpejti mund të ketë një takim të tillë.

Ky konkluzion, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mund të dalë sipas një deklarate të këshilltarit të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, Kim Kye Gwan, i cili i tha agjencisë shtetërore të lajmeve se mesazhi i mbrëmjes të së dielës i Trump duke thënë: “Shihemi së shpejti!” nuk ishte shprehje e një dëshire të ndërsjellë.

“Ne nuk jemi më të interesuar për këto takime që janë të padobishme për ne”, citohet të ketë thënë Kim Kye Gwan.

Kim vazhdoi të sugjeronte që zoti Trump do të dëshironte të portretizonte përparimin në çështjet në Gadishullin Korean, por që sipas tij, qëllimet e tij të vërteta ishin vonesa.

“Ne nuk do t’i japim më presidentit amerikan diçka për t’u mburrur për asgjë në këmbim, dhe duhet të marrim nga SHBA çfarë korrespondon me rezultatet që presidenti Trump tashmë po mburret se janë arritjet e tij”, ka thënë ai.

Ndryshe, Trump, të dielën sugjeroi që Kim Jong Un duhet të veprojë shpejt në një marrëveshje dhe la të kuptohet se një samit tjetër mund të zhvillohet në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/