Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut paralajmëron qytetarët: Nga uria e madhe do të hamë rrënjë të bimëve

Qytetarët e Koresë së Veriut, nëpërmjet medieve shtetërore, janë informuar të përgatiten për një tjetër “marsh të rëndë”, term ky i përdorur kur përshkruhet uria e madhe katërvjeçare, e cila kishte dominuar në Korenë e Veriut gjatë viteve të 90-ta.

Ky  paralajmërim vjen pasi Kina ka vendosur të fusë sanksione të reja dhe më të ashpra për Korenë e Veriut, për shkak të testimit dhe lansimit të raketave bërthamore, transmeton Telegrafi.

“Rruga e Revolucionit është e gjatë dhe e lodhshme. Ndoshta do të jemi të detyruar të kalojmë nëpër marshin e vështirë dhe të gjatë, në të cilin do të hamë rrënjë të bimëve”.

Rreth 3.5 milionë njerëz në Korenë e Veriut kanë vdekur nga uria mes viteve 1994 dhe 1998, që ndryshe është i njohur si “marshi i rëndë”. /Telegrafi/

Exit mobile version