Koreja Veriore për momentin ka nevojë më shumë se çdo vend tjetër pasi vendin po përballet me pandeminë e COVID-19.
Popullata koreane është e pa vaksinuar dhe shumë e ndjeshme ndaj virusit për shkak të kequshqyerjes kronike. Sistemi i rrënuar shëndetësor ka mungesë të pajisjeve mjekësore dhe të furnizimit me barna esenciale, përcjell Telegrafi.
Por edhe pse Koreja Veriore po përballet me një katastrofë njerëzore për shkak të shpërthimit të parë të coronavirusit në vend, por që Pyongyangu zyrtar po refuzon ndihmën e ofruar nga ndërkombëtarët, raporton aljazeera.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja Jugore nuk kanë pranuar përgjigje ndaj kërkesës së tyre për ndihmën e ofruar në betejën ndaj shpërthimit të virusit, sipas një deklarate nga zyrtarët koreanë jugor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është “thellësisht e shqetësuar” për rrezikun e një shpërndarje më të madhe, bëri të ditur se Koreja Veriore nuk iu është përgjigjur kërkesës ndaj tyre për informacione shtesë në lidhje me shpërthimin e virusit.
UNICEF-i të martën treguan se ata kishin propozuar një paketë mbështetëse, e cila do mund të i ndihmonte punëtorët shëndetësorë në menaxhimin e rasteve, por që ende nuk kanë arritur ti kontaktojnë partnerët e tyre brenda shtetit të Koresë Veriore. /Telegrafi/