Telegrafi

Koreja e Veriut në agjendën e Mattis gjatë turit aziatik

Sekretari amerikan për Mbrojtje, James Mattis njoftoi sot se çështja bërthamore koreano-veriore do të ishte këtë javë në zemër të bisedimeve gjatë turit aziatik, që paraprin vizitën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Tensionet janë ende të larta në gadishullin korean që kur Pheniani ka realizuar muajt e fundit testin e gjashtë bërthamor dhe dy lëshime të raketave ndërkontinentale. Klima është përkeqësuar ndër të tjera nisur nga fakti i deklaratave agresive të Donald Trump dhe të liderit koreano-verior, Kim Jong-Un.

Rrugës për Filipine ku ai pritet të takohet me homologët e Azisë Juglindore, Mattis njoftoi se do të citonte në mesin e çështjeve të tjera, krizën rajonale në aspektin e sigurisë shkaktuar nga papërgjegjëshmëria e Koresë së Veriut.

Në vazhdën e vizitës në Filipine, Mattis pritet të marrë pjesë në një takim tripalësh me homologët e tij japonez dhe koreano-jugor, përpara se të udhëtojë në Seul për një samit të përvitshëm.