Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike mbi Japoni

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoni, në atë që duket të jetë një përshkallëzim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raketa balistike udhëtoi rreth 4,500 km (2,800 milje) përpara se të binte në Oqeanin Paqësor – aq larg sa për të goditur ishullin amerikan të Guam nëse merrte një trajektore tjetër.

Ky është lëshimi i parë i raketës së Koresë së Veriut mbi Japoni që nga viti 2017.

Nisja bëri që Japonia të lëshojë një alarm të rrallë për disa qytetarë.

OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut të testojë armë balistike dhe bërthamore.

Fluturimi i raketave drejt ose mbi vende të tjera pa ndonjë paralajmërim ose konsultim paraprak është gjithashtu në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

Shumica e vendeve e shmangin atë plotësisht pasi mund të ngatërrohet lehtësisht si një sulm.

Ndërsa nuk është aq i madh sa një provë bërthamore – e cila mund të jetë e radhës – mund të konsiderohet jashtëzakonisht provokuese.

Njerëzit në veri të Japonisë, duke përfshirë ishullin Hokkaido, thuhet se u zgjuan nga zhurma e sirenave dhe sinjalizimeve me tekste që shkruanin: “Koreja e Veriut duket se ka lëshuar një raketë. Ju lutemi evakuohuni në ndërtesa ose nëntokë”.

Ndërsa raketa fluturoi lart, ata u paralajmëruan të kujdeseshin për mbeturinat që binin.

Zyrtarët më vonë thanë se raketa balistike me rreze të mesme veprimi ra në Oqeanin Paqësor larg Japonisë dhe nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version