Telegrafi

Koreja e Veriut lëshon dy raketa të tjera

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër duke e çuar në 5 numrin total të raketave të lëshuara gjatë javëve të fundit.

Koreja e Jugut njoftoi se raketat janë lëshuar në det.

Në qoftë se ky lajm konfirmohet atëherë Koreja e Veriut ka shkelur 11 rezoluta të Kombeve të Bashkuara.

Raketat u lëshuan pas deklaratës së Trump ku tha se kishte marrë një “letër shumë të bukur” nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Kim Jong Un nuk ishte i kënaqur me ushtrimet ushtarake të përbashkëta SHBA-Kore e Jugut të bëra deri tani./KP