Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa në shfaqjen më të fundit të forcës së Kim Jong-un dhe thuhet se njëra prej tyre një ishte një tip i ri që fluturoi pothuajse 435 milje përpara se të binte në det.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raketat u nisën nga Wonsan – një qytet në bregun lindor – ndërsa Pheniani e kreu testin e parë që kur lideri i saj dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ranë dakord të rifillojnë bisedimet rreth denuklearizimit dhe sanksioneve.
Me njërën raketë që udhëtoi pothuajse 435 milje, ishte një nga distancat më të largëta që një raketë e Koresë së Veriut ka fluturuar gjatë një stërvitjeje.
Testi i Kim, i dyti në tre muaj, rrezikon të përshkallëzojë më tej tensionet në rajon dhe kërcënon të prishë bisedimet pasi ai dhe Trump u takuan në zonën e çmilitarizuar (DMZ) mes dy Koreve në fund të qershorit.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se një nga raketat e nisura të enjten duket të jetë një lloj i ri dhe ai fluturoi pothuajse 435 milje (700 kilometra) përpara se të binte në Detin Lindor.
Raketat u lëshuan pasi John Bolton, këshilltari i sigurisë kombëtare i Trump, vizitoi aleatin, Korenë e Jugut për të diskutuar sigurinë rajonale.
Ndryshe, gjatë muajit maj, Kim shikonte përmes dylbive dhe u fotografua duke duke buzëqeshur ndërsa Koreja e Veriut provoi dy raketa. /Telegrafi/