Koreja e Veriut ka kryer edhe një test të raketave balistike vetëm pak ditë prej kur presidenti i Koresë së Jugut mori detyrën.
Autoritetet japoneze kanë thënë se raketa që u lëshua nga veriperëndimi i Kusong arriti lartësinë prej dy mijë kilometrave, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Presidenti jugkorean, Moon Jae-in që bëri fushatë me platoformë për marrëdhënie më të mira me veriorët, ka thënë se ky është një provokim.
Kurse presidenti amerikane, Donald Trump ka bërë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Koresë së Veriut, duke urdhëruar Kinën që të përmbahet.
Një seri e verikoreanve në testimin e raketave këtë vit – që janë të ndaluara nga Kombet e Bashkuara – ka ngjallur reagimin ndërkombëtar dhe ka rritur tensionet me SHBA.