Telegrafi

Koreja e Veriut kishte tentuar ta hakojë kompaninë AstraZeneca

Sipas personave të brendshëm, kompania farmaceutike britanike AstraZeneca ka qenë shënjestra e një sulmi nga hakerat e dyshuar kompjuterikë nga Koreja e Veriut.

Sulmuesit përdorën platformat LinkedIn dhe WhatsApp për të kontaktuar punonjësit e grupit, kompani e cila aktualisht është në garë me  kohën për një vaksinë kundër coronavirusit, thanë dy njerëz të njohur me rastin.

Ata dërguan dokumente të manipuluara të aplikimit. Këto përmbanin kod që sulmuesit donin të përdornin për të hyrë në kompjuterët e viktimave të tyre. Sidoqoftë, kjo siç duket nuk pati sukses.

Misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Udhëheqja e vendit kryesisht të izoluar kishte hedhur poshtë akuzat për sulme kibernetike në të kaluarën. AstraZeneca nuk pranoi të komentojë. /Telegrafi/