Diplomatët e Koresë së Veriut kanë kërkuar nga autoritetet e Malajzisë lirimin e dy femrave të dyshuara për vrasjen e Kim Jong-namit, gjysmë-vëllait të Kim Jong-un, liderit të Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata e Ambasadës të Koresë së Veriut në Kuala Lumpur e publikuar të mërkurën ka hedhur poshtë raportin e policisë në lidhje me vrasjen Jong-nam.
Sipas raportit, dy gratë me duart e mbuluara me helm kanë fërkuar fytyrën e Jong-nam i cili po qëndronte para një kiosku në aeroportin e Kuala Lumpurit.
Nga ambasada e Koresë së Veriut pyesin: “Nëse helmi ishte në duart e tyre, si është e mundur që femrat e dyshuara janë ende gjallë?”. Njëra nga të dyshuarat është shtetase e Indonezisë, kurse tjetra e Vietnamit. Jong-nam u vra në aeroportin e Kuala Lumpurit më 14 shkurt.