Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa me rreze të shkurtër, thonë zyrtarët e Koresë së Jugut, në testin e të tretë të armëve në harkun kohor të 8 ditëve.
Lëshimi u bë në një zonë në bregdetin lindor të vendit orët e para të së premtes.
Testimi i raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme janë një reagim që vjen nga Koreja e Veriut kundër stërvitjeve ushtarake të përbashkëta midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut që fillojnë këtë muaj.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Koresë së Veriut që të angazhohet në bisedime “kuptimplote” me SHBA, përcjell tch.
Pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vendet thanë se sanksionet ndërkombëtare duhet të zbatohen plotësisht derisa Penjani të çmontonte programet e tij të raketave bërthamore dhe balistike.