Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut ka filluar prodhimin e ‘Lionel Messit’

Diktatura në Korenë e Veriut vazhdon me planet e saj për të dominuar botën në çdo fushë të jetës.

Së fundmi qeveria e vendit aziatik ka hedhur vëmendjen te sporti, kryesisht futbolli, ku synon që brezat e rinj të nxjerrën sa më shumë talente.

Gjithçka në lidhje me këtë plan filloi me hapjen e Shkollës Ndërkombëtare të Futbollit në Penian në vitin 2013.

“Ne po i trajnojmë studentët tanë të bëhen futbollistë super të talentuar dhe të kalojnë aftësitë e lojtarëve si Lionel Messi. Për momentin mendoj se ne duhet të dominojmë Azinë dhe më pas të arrijmë dominim botëror”, u shpreh një nga trajnerët në akademinë e Penianit.

Trajneri norvegjez i kombëtares së parë të Koresë së Veriut, John Anderson, mendon se këto plane janë shumë ambicioze, teksa shprehet:.

“Nuk mendoj se mund të dalë një Lionel Messi këtu, por patjetër që mund të dalin futbollistë shumë të mirë për Azinë. Këtu ka shumë talente, por fakti që nuk mund të dalin të luajnë jashtë shtetit e pengon zhvillimin e tyre”, ka thënë trajneri.

Exit mobile version