Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut hedh raketë balistike në det

Pheniani ka hedhur një raketë balistike në bregun lindor të saj në Detin e Japonisë, raporton agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut “Yonhap”.

Lansimi i kësaj rakete balistike nga Koreja e Veriut vjen pasi SHBA vendosi sanksione të reja në përpjekje për të ndëshkuar Phenianin për raketat e saj balistike dhe testet bërthamore.

Siç raportohet, raketa fluturoi rreth 800 kilometra para zhytjes në det. Lloji i raketës nuk ishte i njohur njëherë, por agjencia duke cituar Shefat e Përbashkët të Shtabit, pretendon se ka qenë raketë me rreze të mesme veprimi “Rodong”, transmeton KosovaPress.

Lansimi vjen vetëm disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un urdhëroi testimin e kokave bërthamore dhe raketave balistike, të afta për të mbajtur koka bërthamore.

Koreja e Veriut ka thënë gjithashtu se ka kryer me sukses një test të simuluar të një mjeti i cili ka kthyer nga hapësira në atmosferë në mënyrë të sigurt një kokë bërthamore gjatë lansimit të raketave.

Exit mobile version