Koreja e Veriut ka ekzekutuar publikisht 2 zyrtarë të lartë në fillim të këtij muaji. Ky lajm është bërë i ditur nga mediat e Koresë së Jugut ditën e sotme.
Mbi akuzat e mosbindjes ndaj liderit Kim Jong-un, Koreja e Veriut ka ekzekutuar publikisht me armë kundër-ajrore dy zyrtarë të lartë të qeverisë. Një prej tyre ndodhej kupolën drejtuese të ministrisë së Arsimit dhe u dënua me vdekje pasi e zuri gjumi në një takim që drejtohej nga lideri i shtetit diktatorial. Ndërkohë, për individin e dytë u raportua se kishte propozuar politika që nuk ndiqnin linjën e lidershipit të Koresë së Veriut.
Dyshohet se zyrtarët e vrarë janë ish-ministri i Bujqësisë Hwang Min dhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Arsimit Ri Yong Jin. Sipas mediave, Hwang ka qenë ministër Bujqësie në vitin 2012 dhe ish-ministër në 2014.
Për shkak të sistemit diktatorial dhe fshehtësi së informacionit është e vështirë që raportet e ekzekutimeve dhe spastrimeve të tjera qeveritare të zbulohen. Ende nuk ka asnjë koment nga qeveria e Koresë së Jugut për raportin e publikuar, transmeton tch.
Megjithatë, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un thuhet se ka kryer një sërë vrasjesh dhe spastrimesh qëkur mori pushtetin në vitin 2011.