Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut, ekzekutohen me artileri 5 zyrtarë të sigurimit

Një seri ekzekutimesh janë kryer nga regjimi në Korenë e Veriut, në dëm të funksionarëve të tij. Lajmin e kanë bërë të ditur krerët e shërbimeve sekrete të Seulit, në një raportim parlamentar.

Bëhet fjalë për 5 zyrtarë të nivelit të lartë të shërbimeve sekrete, të cilët janë vrarë me artileri kundërajrore. Ndërkohë, shefi i agjencisë, Kim Wong hong ka patur fatin të dënohet, të paktën për momentin, me arrest shtëpie.

Kim, 72 vjeç, ishte shkarkuar nga detyra në mes të janarit nga drejtuesi i Ministrisë së Sigurisë, pasi një hetim i kryer nga Partia e Punës arriti në përfundimin se agjencia kishte abuzuar me pushtetin e saj, duke hartuar një raport të falsifikuar që kishte rënë në duart e liderit Kim Jong un.

Ministria për Sigurinë e Shtetit në Korenë e Veriut është e njohur për kontrollin e rreptë ndaj qytetarëve, për identifikimin e spiunëve dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që përbëjnë një kërcënim potencial për regjimin.

Drejtori i shkarkuar e mori detyrën në vitin 2012 dhe njihet si personi që çoi në arrestimin dhe ekzekutimin e Jang Song thaek, xhaxhai i liderit aktual të vendit, që u ekzekutua në dhjetor 2013, transmeton tch.

Pas shkarkimit, Kim urdhëroi heqjen e statujës së babait të tij Kim Jong Il nga selia qendrore e agjencisë së inteligjencës, me argumentin se ajo nuk e meritonte një nderim të tillë.

Exit mobile version