Mediat shtetërore të Koresë së Veriut të premten kanë lëshuar një sulm personal ndaj ish-zëvendës presidentit të SHBA-së, Joe Biden për shpifje ndaj liderit të saj, duke e quajtur kandidatin për president presidencial “një qen të tërbuar” që duhej të rrëzohej.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Agjencia zyrtare e lajmeve KCNA e cila edhe pse nuk thoshte se si Biden kishte fyer udhëheqësin e Veriut, Kim Jong Un, ka “vënë në pah” faktin se kandidati presidencial për zgjedhjet e vitit 2020 ka qenë kritik ndaj politikës së presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se ai po “e mbronte” një diktator vrastar.
Duke gabuar emrin e Bidenit, KCNA tha që ish-nënkryetari po tregonte shenja të “fazës përfundimtare të çmendurisë” dhe se “ka ardhur koha që ai të largohet nga jeta”.
Në një koment, ajo tha, “një djalë i tillë kishte guximin të guxonte të shpifte për dinjitetin e udhëheqjes supreme të KPRK-së”, duke përdorur emrin zyrtar të Veriut, Republikën Popullore Demokratike të Koresë.
“Ishte një përpjekje e fundit e qenit të tërbuar…”, citohet të ketë thënë KCNA. “Qentë e tërbuar si Baiden [sic] mund të dëmtojnë shumë njerëz nëse lejohen të vrapojnë. Ata duhet të rrihen për vdekje me shkop, para se të jetë vonë”.
Në të kundërtën e kësaj, Veriu ka lavdëruar një “marrëdhënie të ngushtë personale” midis Kim dhe Trump për “shpëtimin e lidhjeve midis vendeve të tyre nga një model shkatërrues i armiqësisë”. /Telegrafi/