Telegrafi

Koreja e Veriut e mohon: Njeriu i vrarë në aeroportin e Malajzisë nuk ishte gjysmë-vëllai i Kim Jong-un

I dërguari i Koresë së Veriut në Malajzi ka mohuar se njeriu i vrarë në aeroportin e Kuala Lumpur javën e kaluar ishte gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke thënë se hetimi i vrasjes së tij nuk mund t’i besohet policisë së Malajzisë.

Ky koment i së hënës, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, është deklarata e parë zyrtare e lëshuar nga përfaqësuesi i Phenianit mbi vrasjen e një njeriu të identifikuar nga autoritetet e Malajzisë si Kim Jong-nam, i njohur si gjysmë-vëllai i Kim Jong-un.

Lexo po ashtu Gjendet i vdekur vëllai i diktatorit Kim Jong-un, dyshohet se u helmua nga dy femra në aeroport (Foto)

“Kanë kaluar shtatë ditë nga incidenti, por nuk ka prova të qarta mbi shkakun e vdekjes dhe në këtë moment ne nuk mund tu besojmë hetimeve nga policia e Malajzisë”, ka thënë i dërguari i Koresë së Veriut në Malajzi.

“Ambasada ka identifikuar tashmë se identiteti i tij është Kim Chol, një qytetar i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, siç përmendet në pasaportën e tij”, shtonte deklarata.

Lexo po ashtu Kjo grua dyshohet të jetë “vrasësja e qeshur” e vëllait të Kim Jong-un (Foto/Video)

Së fundmi janë publikuar edhe disa pamje të cilat tregojnë edhe momentin e mbytjes të, siç thuhet vëllait të liderit koreanoverior, Kim Jong-un.

Një burrë i Koresë së Veriut, një grua vietnameze dhe një grua indoneziane që mendohet të kenë lidhje me vrasjen, tanimë janë arrestuar.

Lexo po ashtu Publikohen xhirimet nga momenti i vrasjes së vëllait të Kim Jong-unit (Video)

Policia e Malajzisë kanë thënë gjithashtu se janë në kërkim edhe të katër të dyshuarve të tjerë, të cilët supozohet të jenë nga Koreja Veriore.

Kim Jong-nam, i cili ishte një kundërshtar i hapur i vëllait të tij, kishte jetuar me gruan e tij të dytë në Macau, nën mbrojtje të Kinës, sipas agjencisë së zbulimit të Koresë së Jugut.

E Seuli, përmes një deklarate, haptazi ka akuzuar Korenë e Veriut për vrasjen e Kim Jong-nam. /Telegrafi/