Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut e gatshme për t’iu përgjigjur çdo lloj lufte

Koreja e Veriut është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo forme të luftës, që mund të fillonte ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha i dërguari Phenianit në Kombet e Bashkuara, Kim Ryong.

Deklarata e Kim Ryong, vjen pas paralajmërimeve nga nënpresidenti amerikan Mike Pence, që Koreja e Veriut nuk duhet ta vë në provë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara.

“Nëse Shtetet e Bashkuara guxojnë për të zgjedhur veprimet ushtarake, Koreja e Veriut është gati për të reaguar ndaj çdo lloj lufte që duan Shtetet e Bashkuara,” tha ai në një konferencë për media, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version