Koreja e Veriut ka bërë thirrje për një luftë mbarëkombëtare kundër Amerikës dhe “lëvizjeve të saj si gangster për domin dhe agresion”.
Deklarata vjen derisa një anije luftarake amerikane, po i afrohet Gadishullit Korean për stërvitjet me Korenë e Jugut.
“Lëvizjet e gangsterëve amerikanë për sundimin, nënshtrim dhe agresionin, po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme pas trazirave të etura për luftë të Presidenti amerikan Donald Trump, i cili shpalosi pa hezitim dëshirën për shkatërrimit total të Koresë së Veriut’”, tha një zëdhënës i kruet të shtetit të Koresë së Veriut.
Pheniani gjithashtu kundërshtoi traktatin 64-vjeçar midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut, i nënshkruar në vitin 1953, i cili lejon Uashingtonin të vendosë forcat ushtarake në Korenë e Jugut.
Traktati është një “dokument agresiv lufte” i cili ndihmon Uashingtonin të mbajë “forcat e tij agresive imperialiste” në Korenë e Jugut, tha Koreja e Veriut