Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut anulon takimin me Korenë e Jugut, paralajmëron SHBA-me mospjesëmarrje në samitin historik mes Kim Jong-un dhe Trump

Koreja e Veriut ka anuluar takimet e nivelit të lartë me Korenë e Jugut të paraparë të mbahet të mërkurën, dhe kjo po ndodh për shkak të një ushtrimi të përbashkët ushtarak mes Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.

Agjencia e lajmeve verikoreane KCNA, raporton se ushtrimi i përbashkët SHBA-Koreja e Jugut po cilësohet si “provokim” dhe tentim për pushtim, nga zyrtarët e Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se mund të mos marrin pjesë në samitin historik mes Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Donald Trump, të paraparë të zhvillohet më 12 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version