Site icon Telegrafi

Koreja e Jugut tregon muskujt në prag të lojërave olimpike dimërore, që do të mbahen vetëm 80 kilometra larg nga Koreja e Veriut (Foto)

Koreja e Jugut ka rritur masat e sigurisë derisa lojërat olimpike dimërore janë duke u afruar, të cilat do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm vetëm 80 kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut të Kim Jong-un.

Numri i trupave që do të përkujdesen për sigurinë e pjesëmarrësve në këtë ngjarje sportive është dyfishuar, derisa fqinji i saj pothuajse çdo muaj është duke kryer teste të armëve bërthamore, transmeton Telegrafi.

Dhe duke parë së mund të vjen deri te një luftë e papritur, Koreja e Jugut ka formuar njësi speciale për këtë ngjarje të madhe sportive, që do të jenë të gatshëm të intervenojnë në rast të ndonjë sulmi.

Dokumentet që ka arritur t’i sigurojë Reuters, flasin për një shumë prej një miliardë funte që janë investuar në parandalimin e terrorizmit dhe sulmeve kibernetike.

Dhe për t’i bindur mysafirët që do të shkojnë në Seul për të ndjekur këto lojëra, Koreja e Jugut ka demonstruar forcën siç edhe mund të shihet në fotografitë e publikuar më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version