Site icon Telegrafi

Koreja e Jugut rrëzon vlerën e Bitcoin

Vlera e Bitcoin këtë të enjte ra mbi 15 për qind, pasi që Korea e Jugut prezantoi masa kundër kriptovalutës. Këto rregulla adresojnë tregtimin anonim të kriptovalutave dhe aktivitetet e pastrimit të parave, shkruan Telegrafi.

Korea e Jugut ka ndaluar hapjen e llogarive anonimeve për tregtimin e këtyre monedhave dhe autoritetet do të kenë gjithë fuqinë e duhur ligjore për mbylljen e bursave.

Gjithashtu Kina, Rusia dhe Izraeli janë pranë zbatimit të masave të ngjashme. Në fillim të këtij muaji Bitcoin arriti vlerën më të lartë afër 20 mijë dollarë.

Bithumb është një prej bursave më të mëdha në botë për kriptovaluta ku 70 për qind e transaksioneve kryhet në Korenë e Jugut. /Telegrafi/

Exit mobile version