Koreja e Jugut ka një grup trupash ushtarake elitë që janë të gatshme të vrasin Kim Jong Un, nëse vendi do të ndihet i kërcënuar nga armët bërthamore të Koresë së Veriut.
Është vetë ministri koreanojugor i mbrojtjes që e pranon këtë gjatë një seance parlamentare.
I pyetur nëse ka një forcë ushtarake e gatshme të eliminojë liderin koreanoveroir, Han Min Koo u përgjigj, se ekzistonte një plan i tillë.
“Koreja e Jugut ka një plan për të përdorur raketa ndaj bazave armike si dhe për të eliminuar lidershipin e armikut”, tha deklaroi ministri.
Prej kohësh dyshohej dhe spekulohej për ekzistencën e një plani të tillë, por përgjigjja e sinqertë e ministrit habiti shumë njerëz.
Analistët thonë se çdo president duhet të ketë një opsion të tillë dhe do të ishte një gabim të mos bëhej asgjë në këtë drejtim.
Ministria koreanojugore e mbrojtjes tha se planifikon gjithnjë skenarin më të keq, atë të luftës bërthamore me Korenë e Veriut dhe vrasja e Kim Jong Un është pjesë e tij.
Tensioni është i lartë në gadishullin korean pasi vendi komunist kreu testin e pestë bërthamor dhe pretendon se është gati për një të gjashtë. /kp/