Për herë të parë në 40 ditë, Koreja e Jugut nuk ka raportuar vdekje të reja nga COVID-19, deklaruan të premten nga Qendra e Koresë për Kontrollin e Sëmundjeve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi gjithashtu për të katërtën ditë ka konfirmuar raste të pakta nga virusi, duke sugjeruar një ngadalësim të mundshëm të shpërthimit.
Raportohet se prej 10,708 rasteve, më pak se 2,000 prej tyre janë aktive, ndërsa shumica e pacientëve të infektuar janë shëruar.
Qeveria e vendit ka qenë e gatshme për testimin e publikut falas madje në përpjekje të hershme, me këtë rast kjo ka ndihmuar në rënien e rasteve në Korenë e Jugut, një shembull i suksesshëm i asaj që tani quhet “rrafshim i kurbës”./Telegrafi/