Telegrafi

Koreja e Jugut paguan gjimnastikën për fëmijët e trashë

Zyrtari i ministrisë së shëndetësisë Chun Myung-sook ka thënë se shkalla e trashësisë së fëmijëve është trefishuar gjatë tri viteve të fundit për shkak të dietës së ndryshuar në ushqimet kalorike dhe stilit jetësor.

Sipas planit qeveritar, nxënësit e shkollave fillore masa e trupit të cilëve shfaq shenja trashësie do të mund të pranojnë rreth 25 euro në muaj për tu ndihmuar të zvogëlojnë peshën e tyre.

"Fëmijët nuk do të mund të shpenzojnë paratë për të blerë ëmbëlsira. Ne do tu japim triska elektronike të cilat mund të përdoren vetëm në vendet e caktuara", ka thënë Chun.