Telegrafi

Koreja e Jugut lëshon në orbitë raketën e prodhimit vendas që mban satelitë

Koreja e Jugut ka lëshuar me sukses satelitët e saj të parë në orbitë, duke rritur ambiciet e vendit në hapësirë.

Ky ishte lëshimi i dytë i Korean Satellite Launch Vehicle II, i njohur si Nuri, i cili u ngrit nga Goheung, rreth 500 km (310 milje) në jug të Seulit.

Një përpjekje e mëparshme për të nisur “një satelit të rremë” në hapësirë dështoi në tetor të vitit 2021.

Programi hapësinor i Koresë së Jugut synon të zbarkojë një sondë në Hënë deri në vitin 2030. /Telegrafi/