Koreja e Jugut thotë se është e sigurt se gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është vrarë në Malajzi.
Kim Jong-nam vdiq pas një sulmi toksik në aeroportin e kryeqytetit Kuala Lumpur, të hënën.
Ende nuk dihen motivet e sulmit dhe sulmuesit.
Presidenti i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, tha se nëse vërtetohet se Koreja e Veriut është përgjegjëse, ajo do të tregojë “brutalitetin dhe natyrën çnjerëzore” të saj.
Kjo do të jetë vdekja e profilit më të lartë nën udhëheqjen e Koresë së Veriut që kur xhaxhai i Kim Jong-un, i Chang Song-thaek, u ekzekutua në vitin 2013, transmeton KosovaPress.