Pas rreth një viti skandalesh me ish-presidentin, Koreja e Veriut e ka zgjedhur liderin e ri, Moon Jae-in.
Ndërsa e gjithë vëmendja e mediave rozë është fokusuar te truproja e presidentit të ri, Choi Young-jae.
Ai bën pjesë në brigadën e presidentit, pjesë e të cilës janë meshkujt që duhet edhe të duken bukur dhe atraktivë.
Në rrjetet sociale tashmë është duke u folur në masë të madhe për Choin dhe dukjen e tij.
“Choi po i thyen stereotipet se meshkujt aziatikë janë të dobët dhe jo-atraktivë. Faleminderit presidentit Moon që na keni prezantuar mbrojtësin më atraktiv në internet”, është një prej shumë komenteve të këtij lloji. /Telegrafi/