Koreja e Jugut është duke formuar “njësinë likuiduese” që do të jetë pjesë e forcave speciale, e trajnuar enkas për neutralizimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shkruan Daily Mail.
“Njësia likuiduese” do të formohet deri në fund të vitit, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut, transmeton Telegrafi.
Misioni i kësaj njësie është t’ia fut “frikën në palcë Kim Jong-un”, dhe të heq dorë nga armët bërthamore.
Njësia raportohet se do të jetë sa një brigadë sa i përket numrit – nga 1.500 deri në 3.000 ushtarë, dhe do të jetë e gatshme për misione deri në fund të këtij viti, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Song Young-moo.
Koreja e Veriut vazhdimisht po kërcënon me shkatërrim Korenë e Jugut dhe aleatët e saj Shtetet e Bashkuara.
Testimi i raketës së fundit bërthamore nga ana e Koresë së Veriut, ka shtyrë Korenë e Jugut që të formoj këtë njësi, ndërsa strategë të luftës e shohin si lëvizje të mençur strategjike nga ana e Koresë së Jugut. /Telegrafi/