Site icon Telegrafi

Koreja e Jugut e gatshme të ulet për bisedime me Korenë e Veriut

Koreja e Jugut është e gatshme të ulet për bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut në 9 janar, për të diskutuar lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të vendit të izoluar në Lojërat Olimpike Dimërore.

Oferta e Seulit vjen pas deklaratës së liderit koreano-verior Kim Jong-un se ai po mendon të dërgojë një skuadër në Korenë e Jugut, për evenimentin sportiv që do të zhvillohet në shkurt.

Kim u shpreh se palët duhet të takoheshin menjëherë për të diskutuar mundësinë. Për presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, kjo kërkesë e Koresë së Veriut është një shans për të përmirësuar marrëdhënien e tensionuar mes palëve.

Ministri koreano-jugor i Bashkimit madje propozoi që përfaqësuesit e dy vendeve të takohen në Panmunjom, i ashtu-quajturi “fshati i armëpushimit”, ku palët historikisht kanë zhvilluar bisedime mes tyre.

Exit mobile version