Site icon Telegrafi

Koreja e Jugut i fiton Lojërat Aziatike, Heung-Min Son i shpëton shërbimit ushtarak

Foto: Sky Sports News/Twitter

Heung-Min Son dhe bashkëlojtarët e tij te Koreja e Jugut ia kanë dal.

Son ishte lider i skuadrës në fitimin e Medaljes së Artë në Lojërat Aziatike, ata fituan në kohën shtesë ndaj Japonisë me rezultat 2-1.

Golat në këtë takim u shënuan nga Seungwoo Lee dhe Hwang Hee Chan, ndërsa Son asistoi tek dy golat.

https://twitter.com/CAV963/status/1035898378360692736

Tani ai dhe gjithë shokët e ekipit do të jenë të liruar nga shërbimi ushtarak.

Sipas ligjit kombëtar, të gjithë burrat duhet të kryejnë 21 muaj shërbim ushtarak para moshës 28-vjeçare.

Por, këtu nuk përfshihen sportistët që arrijnë suksese të mëdha në sportet e tyre.

Ky është një lajm i mirë për yllin e Tottenhamit që tani nuk do të mungojë për dy sezone për Spurs. /Telegrafi/

Exit mobile version