Telegrafi

Korea e Veriut e ka hedhur një predhë të paidentifikuar në drejtim të Japonisë, një javë pas lëshimit të një predhe të njëjtë

Gjatë ditës së sotme, Korea e Veriut e la hedhur një predhë të paidentifikuar në drejtim të Japonisë, nga bregdeti i Yonhap që ndodhet në pjesën lindore.

Predha u hodh drejt Detit të Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor, thuhet në raport, ku zyrtarët ushtarakë nuk japin detaje shtesë, transmeton Telegrafi.

Derisa bota po merret me luftimin e coronavirusi, në shtetin e izoluar korean janë lansuar katër predha të ngjashme brenda një muajit, ndërsa përkohësisht janë ndërprerë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, lidhur me çarmatimin.

Vetëm një javë më parë, ky shtet i pajisur me armë bërthamore, lëshoi ato që besohej të ishin dy raketa balistike me rreze të shkurtër.

Një ditë më vonë, media shtetërore e Koresë së Veriut njoftoi se Presidenti amerikan Donald Trump i kishte dërguar një letër udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ku detajohej një plan për zhvillimin marrëveshjeve të reja.

Raporti përmendte motrën e fuqishme të Kim Jong-Un, Kim Yo Jong, i cila paralajmëroi se përmirësimi i marrëdhënieve personale midis dy liderëve nuk do të jenë të mjaftueshme për të filluar marrëdhëniet më të gjera. /Telegrafi/