Në restorantin "Samtaseong“ do të shiten hamburgerë, por nuk do të kanë emërtim të tillë. Në meny do të shkruhet “mish i grirë i gjedhit në brumë" apo "peshk i grirë " ose "perime në bukë". Në meny në vend të patateve të skuqura do të jetë “kimchi”, një ushqim kombëtar korean, që ndryshe janë perime të marinuara.
Versioni i hamburgerit të Koresë Veriore do të shitet për afërsisht një euro e gjysmë. Para disa muajsh prijësi i Koresë Veriore Kim Jong-Il ka urdhëruar hapjen e restorantit të parë italian në këtë vend komunist, i cili me gjasë ka filluar të lëshojë pe.