Përfaqësuesja e Jugut dhe ajo e Portugalisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit në grupe në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Aziatikët do të ndeshen me iberikët në takimin e fundit të Grupit H, takim që pritet të zhvillohet në Education City Stadium me fillim nga ora 16:00.
Koreja e Jugut vjen në këtë ndeshje me një barazim dhe një humbje, kështu që luan për fitore, pasi tri pikë nga ky takim dhe një barazim i mundshëm apo një fitore e Uruguait ndaj Senegalit do t’i dërgonte tutje nga pozita e dytë.
Në anën tjetër, Portugalia është kualifikuar si e para me dy fitore nga dy takimet e para dhe luan pa presion në këtë përballje.
Trajneri i Koresë së Jugut ka vendosur të startoj me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa ai i Portugalisë ka bërë shumë ndryshime.
Two huge games in Group H kick-off in an hour! 🤤#FIFAWorldCup | #Qatar2022
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 2, 2022
Koreja e Jugut: Seung-gyu; Moon-hwan, Young-gwonm, Kyung-won Kwon, Jin-su; In-beom Hwang, Jung; Kang-in Lee, Jae-sung Lee, Son; Cho.
Portugalia: Costa, Dalot, Antonio Silva, Pepe, Cancelo; Neves, Nunes, Vitinha; Joao Mario, Horta, Cristiano Ronaldo.
/Telegrafi/