Studentja është hedhur mesditën e së dielës nga dritarja e dhomës së saj, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja tronditëse, është ende e pazbardhur, ndërkohë që policia e qytetit juglindor deklaroi se ka mbërritur në vendngjarje nga ku kanë nisur edhe hetimet.
Trupi i pajetë i 19-vjeçares me origjinë nga fshati Radokal i Pogradecit është dërguar në morgun e qytetit ku do t’i nënshtrohet edhe ekspertizës./Telegrafi/