Site icon Telegrafi

Korçë, sekuestrohen 47 kg drogë, pranga babait me 2 djemtë

Sipas informacionit nga policia janë arrestuar babai me dy djemtë, të cilët janë kapur me 37 kg lëndë narkotike. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Kudret Bylykbashi 67 vjeç dhe dy djemtë e tij Altin dhe David Bylykbashi, 37 dhe 33 vjeç.

Sipas policisë 10 kg mariuanë është gjetur në makinën e Bernard Bylykbashit, i cili është shpallur person në kërkim. Nga blutë e Korçës bëhet e ditur se droga e sekuestruar kishte si destinacion shtetin grek. /Shekulli/Telegrafi/
 

Exit mobile version