Ndalimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Identiteti i Rremë”, pasi i kërkuari fshihej nën identitetin “Maljan Mecolli”. Sipas policisë, 24-vjeçari është banues në fshatin Zvezdë të rrethit të Korçës.
Marjon Kolamin ishte shpallur në kërkim prej datës 2 gusht 2006, pasi Gjykata e Korçës e ka denuar me tetë vjet burg për veprat penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “vjedhje me dhunë”.
Kolami në bashkëpunim me Redion Terollin më 30 korrik 2006, në aksin rrugor Zvezdë-Liqenas, kanë vjedhur me dhunë shtetasit me kombësi çeke: Robert Tropek dhe shtetasen me iniciale A.K, si dhe kane kryer marrëdhënie seksuale me dhune me këtë shtetase./Telegrafi/