Ngjarja ndodhi pranë shkollës Ismail Qemali, ku 39 vjeçari Vladimir. D u qëlluar me thikë nga fqinji i tij Dhimitër Rapi 31 vjeç i cili u largua menjëherë nga vendngjarja.
39 vjeçari u dërgua në spitalin e Korçës dhe mjekët thanë se ai është në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se një grindje mes 39 vjeçarit dhe autorit të ngjarjes ishte shkaku për ngjarjen. Policia nisi kërkimet për kapjen e autorit. /Telegrafi/