Site icon Telegrafi

Korçë, në hëtim katër persona për falsifikim kombësie

Sipas policisë, janë vënë nën hetim shtetasit: Ilia Janko nga Drenova, Dhionis Diamanti nga Dishnica dhe bashkëshortët Kosta dhe M. Braciani përkatësisht 51 dhe 46 vjeç nga Lozhani, pasi dyshohen se kanë falsifikuar kombësinë nga shqiptare në greke.

Verifikimi i të dhënave të këtyre personave ka nisur pas kërkesës së Interpol Tiranës për dyshime se ata kishin falsifikuar kombësinë për efekt dokumentacioni./Telegrafi/
 

Exit mobile version