Policia ka ngritur një grup hetimor dhe nga hetimet paraprake sqarohet se kjo shtetase ishte shtruar në maternitet me “Fibromyome Uteri”. Me këtë diagnozë ajo ishte operuar para dhjetë ditësh dhe kishte dalë nga operacioni në gjendje të mirë, pa asnjë komplikacion.
Menjëherë pas ndërhyrjes, gjendja e saj shëndetësore ka qenë mjaftë e mirë, por në momentin që është ngritur për të plotësuar nevojat e saj personale, ajo ka ndërruar jetë. Aktualisht trupi ndodhet në morgun e qytetit dhe pritet të bëhet autopsia për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes./Telegrafi/