Fillimisht u dyshua për një vrasje, duke qenë se 23-vjeçari kishte plagë plumbi në trup, citon Noa burime zyrtare nga policia lokale.
Por sipas policisë, “nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi është vetëvrarë me një plumb në gjoks, me pushkë tip karabine, model 54, kaliber 7.62 mm”.
Ndërkohë që po vazhdojnë hetimet e policisë së Korçës për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/