Një banesë në fshatin Bishnicë (Mokër), të Korçës, është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme rreth orës 23:00, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë dhe Zjarrfikësja.
Si pasojë e zjarrit është djegur e gjithë banesa dhe në një nga dhomat e saj është gjetur i vdekur shtetasi I.E rreth 30-vjeç.
Gjithashtu ka marrë dëmtime trupore nëna e tij shtetasja B.E., e cila u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Albeu/Telegrafi/