Site icon Telegrafi

Korçë, digjet banesa dykatëshe

Burime zyrtare konfirmojnë se banesa i përket shtetasit Agron Azisllari, me profesion noter. Policia dhe dy mjete zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe u përpoqën të lokalizonin flakët, ndërsa janë rrezikuar edhe banesa të tjera përreth.

Flakët e zjarrit janë shuar plotësisht pas 30 minutash, ndërkohë që burime policore bëjnë me dije se janë djegur vetëm orenditë shtëpiake, pasi prej vitesh në këtë banesë nuk banonte njeri, pasi ishin larguar në emigracion, raportoi BW.

Grupi hetimor konfirmon se paraprakisht, si shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/
 

Exit mobile version