Telegrafi

Korçë, dasmorit i bie të fikët dhe vdes rrugës për spital

Një dasmë ka përfunduar në tragjedi në qytetin e Korçës, pasi një prej dasmorëve është ndjerë keq dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate ku njërit prej dasmorëve fillimisht i ka rënë të fikët dhe më pas ka ndërruar jetë.

Menjëherë pasi u ndje keq të pranishmit e kanë dërguar me urgjencë dasmorin në spitalin e qytetit për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, por mjekët kanë deklaruar se s’mund të bënin asgjë pasi viktima kishte ndërruar jetë gjatë rrugës.

Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se viktima ishte rreth moshës 40 vjeç, ndërsa nuk dihet ende se çfarë lidhje kishte me çiftin që martohej.

Sipas bluzave të bardha në spitalin e Korçës, shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak.