Qindra turistë të huaj dhe vendas zgjodhën të kalonin natën e ndërrimit të viteve në qytetin juglindor të serenatave, në Korçë, edhe pse nuk pati reshje të dendura dëbore, një pistë patinazhi e vendosur në qendër të qytetit krijoi atmosferën.
Pavarësisht temperaturave nën zero, Korça sërish mikpriti shumë turistë, ku sipas të dhënave nga Shoqata e Hoteleri-Turizmit, kërkesat për rezervime kanë qenë të shumta dhe në ditët e fundit të vitit nuk mund të gjejë asnjë dhomë bosh.
Korça është një nga atraksionet turistike të fund vitit për shqiptarët. Ftohtë por restorantet dhe lokalet e qytetit ofruan netë magjike me ngrohtësi për festat e fund vitit.
Pista e patinazhit e vendosur në qendër të qytetit tërhoqi shumë qytetarë por edhe turistë. Vetëm në ditën e parë të vitit 2017 në këtë pistë kanë rrëshqitur rreth 400 persona