Site icon Telegrafi

Korça nën magjinë e dritave (Foto)

Një atmosferë magjike ka mbuluar Korçën në prag të festave të fundvitit. “Festivali i Dritave” mbushi edhe këtë vit me vizitorë të shumtë qytetin juglindor të Korçës.

Dekori i veçantë i vendosur në Pazarin e Vjetër të Korçës, si dhe në të gjitha sheshet e rrugët e qytetit, që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, i ka dhënë qytetit një bukuri mahnitëse.

“Një super atmosferë festive në Korçë. Ndezëm dekorin e festave me Festivalin e Dritave. Mos e humb atmosferën magjike, që vetëm një qytet si Korça ta dhuron”, shprehet kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, transmeton Atsh.

Një kalendar i pasur aktivitetesh do t’i shoqërojë qytetarët korçarë, si dhe vizitorët e shumtë gjatë gjithë muajit më të bukur të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version