Për të 12-tin vit, karnavalet kanë pushtuar qendrën e qytetit të Korçës.
Klounët, shpatarët, kërcimtarët dhe personazhe të jetës së përrallave dhe asaj reale, kanë prezantuar numrat e tyre, duke entuziazmuar dhe gjallëruar gjithë qytetarët.
Parada shumëngjyrëshe këtë vit ka sjellë 27 grupe të cilat marshuan në bulevardet e Korçës.